Atlantida ne Mesdhe.

Ky blog eshte ndertuar nga une per bere te njohur nje teze qe prej shume kohesh qarkullon neper qarqet intelektuale dhe akademike te mbare globit.
A ka ekzistuar ndonjehere Atlantida dhe nese po ku e ka vendodhjen ajo.Se pari duhet te kemi te qarte ai qe shkroi per te Platoni nuk ka patur per asnje moment ne mendje qe te torturoj pasardhesit e historise se civilizimeve me gjeagjeza apo rebuse qe do te shkaktonin kaq kokecarje ne pershkruesit e historise boterore.Ai na ka dhene disa informacione qe po te shqurtohen ne menyre te thjeshte dhe racionale na japin drejtime dhe orientime te pa ekuivokueshme.Se pari Atlantida ndodhet ne Mesdhe.Platoni e ka thene qarte .Ajo ndodhej ne perendim te botes helene pertej Shtyllave te Herkulit.Tani disa e ngaterojne me qellim apo pa qellim kete informacion te rendesishem te tij.Platoni i shkroi Dialogjet e tij te famshem ne shek 4tert p.k. atehere shtyllat e Herkulit nuk ndodheshin ne ngushticen e Gjibraltarit te sotem.Kete emer kjo ngushtice e ka mare shume me vone.Ne fakt disa ngushtica te mesdheut jane quajtur me kete emer dhe keto sipas situates se ekspansionit helen.Mjafton te themi se ne shekullin e 3te ngushtica e Mesines ne Sicili njihej po me kete emer shtyllat e Herkulit.Po ne shekujt e meparshem cila ngushtice emertohej ne kete menyre.Faktikisht ne Mesdhe nuk para ka shume ngushtica po te mos llogarisim hapesirat midis ishujve te shumte ne arkipelagun e Egjeut.Kemi ngushticen e Otrantos , ate te Dardaneleve , Mesinen dhe Gjibraltarin.Te pakten keto jane me kryesoret.Pra a ka mundesi qe ngushtica e Otrantos dikur te jete quajtur Shtyllat e Herkulit?Ky eshte nje element shume i rendesishem pasi e vendos Atlantiden ne Detin Adriatik.Shume pak njerez e dine se ky det ka pas qene quajtur deti i Kronos dhe me vone i Poseidonit.Dy figura mitologjike titanesh.Tani shume historian e dine mire se teritori me i lakuar ku u lind dhe u zhvillua mitologjia e titaneve eshte teritori i ballkanit veriperendimor ne te cilen perfshihet edhe Shqiperia e sotme.Mos me keqkuptoni une nuk kam ndermend aspak ti ktehj shqiptaret ne atlantidas.Une po mundohem qe te shpjegoj nje enigem qe ka mundesi te kete te beje me preardhjen e tyre .Le ta leme menjane per nje cast ngushticen dhe shtyllat e famshme te Herkulit.Nuk e di perse disa njerez jane fiksuar me idene e nje ishulli te stermadh gati kontinent per Atlantiden .Kur ne fakt Platoni flet per nje qytet ishull (ose me sakt nje qytet te modifikuar ne ishull )dhe teritori apo perandoria e saj kishte nje shtrirje te tille qe eshte e llogjikshme te kishte edhe permasat e nje kontinenti.Shliman (zbuluesi i Trojes)ishte afer zbulimit te Atlantides , objektivi i tij mbetej gjithmone Mesdheu.Perse?Sipas perkthimit te Platonit nga Benjamin Jowett flitet per nje ngjarje qe ka ndodhur 9mije vjet perpara shek.te 6p.k.(pasi meret per reference tregimi i Solonit).Hm!?Ne greqishten e lashte (me ndjeni se une nuk di greqisht)9 mije shkruhej enea-hiliada.Pra enea=nente.Po sikur ajo te kete qene jo enea por thjesht dhe vetem ENA=nje(shqip).I bie te jete jo 9te mije vjete por njemije vjete.Pra shkaterimi i Atlantides te kete ndodhur reth shekullit te 16-17te p.k..Perpara 11mije vjetesh njerezit jetonin ende ne shpella dhe mos haroni epoken e akullnajave.Greket apo helenet atehere nuk ekzistonin.Platoni na referon se Athinasit kishin maredhenie tregtare me atlantidasit dhe bile luftonin kunder tyre per supremacine e deteve apo thjesht per pushtime tokash.Histori e vjeter kjo.Pra atlantidasit kane ekzistuar ne te njejten kohe me athinasit.E kuptoj se ndoshta jeni pak te hutuar tani dhe pyesni cfare hyn gjiri i Durresit ketu.?
Le te shqyrtojme disa "koecidenca".
1.Gjiri i Durresit ka formen e nje gjysem rethi (te jene nga shkaqe natyrore apo nje modifikim i mundshem i saj ne shekuj nga njeriu).
2.Ne territorin e Durresit te sotem ka jetuar nje fis illir me emrin Taulant.Nuk do shume mend te veresh ngjashmerine e emrit Taulant me ate Atlant.
3.Atlantida eshte shkateruar nga termetet dhe permbytjet e shumta.Po keshtu edhe Durresi (Epidamnos, Dirachium).Ne shekullin e 11te pas krishtit nje termet i fuqishem e rafshoi totalisht ate,duke shkaktuar 25mije te vdekur.Ne fakt Durresi eshte shakteruar dhe permbytur disa here.Durresi dhe teritori i tij eshte nje pike tmeresisht sizmike.
Keto jane tre pikat kryesore te tezes sime.
Por sigurisht ka shume pika te ereta dhe konfuzion ne shqyrtimin e informacioneve te Platonit.Ka edhe tendenca per denigrim te saj (pra historise se Atlantides).Nuk e di por ekziston nje ide e pergjithshme se nese Atlantida zbulohet , bashke me te do ringjallen tezat e super-races apo supernjeriut nga e cila mori jete doktrina naziste.Kjo edhe mund te ndodh , por nuk ka perse te na tremb pasi ne po perpiqemi te sqarojme nje mister qe do hedhi drite ne historine e pa zbuluar te qyteterimit evropian.Zbulimi i Atlandides nuk ka perse i tremb aspak , adhuruesit e qyteterimit helen(une jam nje nder ata) adhuruesit e qyteterimit romak, besimtaret krishtere apo musliman.Ajo do jete nje ngjarje qe ka per te shtuar nje element shtese ne historine mbare evropiane dhe mbare boterore nga e cila te gjithe do kene perfitim.

Comments

Anonymous said…
Se pari ne harta te vjetra deti Adriatik quhej HADriatik.Hadi ishte ne mitologji vellai i zeusit dhe i poseidonit,dhe bir i kronos.HADI ishte zot i botes se nendheshme ose i botes se pertejme.
Anonymous said…
Mos ngaterro Adrianin me Haidin. Ishulli i Hadit ishte ne jugperendim te sicilise perballe Tunisit, tek ishujt e sotem Egadi.
Anonymous said…
1- poseidoni nuk ka qene titan (korrigjohu),
2- Qyteti kishte edhe nje fushe gjigande dhe shum pjellore, disa qindra here me e madhe se vete siperfaqja e qytetit.
3- Forma e gjirit nuk perben asnje prove, konsultohu me gjeolog te te japin informacione per perberjen ranore te gjirit.
4- Si mund te jete coptuar e fundosur nje ishull ne gjirin e durrsit? sa i thelle eshte gjiri? pse nuk kemi prova materiale te qyteterimit? (lexo per levizjet tektonike, te keshilloj "Runnels, Curtis; Murray, Priscilla (2004). Greece Before History: An Archaeological Companion and Guide. Stanford: Stanford UP. p. 130. ISBN 0-8047-4036-4. Retrieved 17 January 2010"
5- supozimet jane te kota, lexo mire Platon dhe kupto se cfare eshte duke thene ai. "for in front of the mouth which you Greeks call, as you say, 'the pillars of Heracles,' there lay an island which was larger than Libya and Asia together" nga Timaeus (Plato)
8- informohu per studime te tjera mbi atlantis, ekziston nje qyteterim i lasht qe eshte kanditad me i mir si inspirim per atlantis se ai inekzistenti ne durres. Eshte ishulli Santorini.
Anonymous said…
Po te ishte Santorini a thu sdo e kishin gjetur? greket jane te shkitur per te vjedhur historine e te tjereve, pastaj Plato sikur e kishte afer santorinin pse ta kerkonte aq larg/

Popular posts from this blog

Data , Data , a eshte e sakte?

Atlantida si histori dhe filozofi.

Atlantis is in Albania(pt.4).Eyes don't lie.NASA images of Epidamnos a.k.a lost city of Atlantis under the waters of Durresi Beach.